Dashi
Tregohuni të kujdesshëm në raportet ndërpersonale. Këto ditë do të jenë vërtetë kaotike sa i takon dashurisë dhe ndjenjave. Me gjasë do të përballeni me situata që ju krijojnë shqetësim, ndaj tregohuni të kujdesshëm.
Demi
Yjet do ju ofrojnë mundësinë që të ndërtoni diçka të rëndësishme. Duhet të gjeni zgjidhjen për disa probleme personale brenda fundjavës. Edhe sa i takon menaxhimit të punës, takimet do të jenë mjaft të favorshme.
Binjakët
Kjo ditë do të sjellë rikuperim të ndjeshëm për gjithë të lindurit e kësaj shenje. Drejt fundjavës, ndjenjat do të forcohen edhe më shumë. Horoskopi i kësaj dite favorizon dashurinë, pasi mund të ketë një njohje të re apo një forcim të një lidhje ekzistuese.
Gaforrja
Besojini dikujt për të folur për punën dhe për vënien në zbatim të projekteve tuaja, pasi dyshimet nuk ju lënë të qetë. Në këtë fazë, shumë nga të lindurit e kësaj shenje do të ankohen për faktin se nuk kanë njeriun e duhur për krahu. Në fundjavë, polemikat do të vijnë duke u shtuar.
Luani
Yjet favorizojnë gjithë ata që kanë një aktivitet në kontakt me publikun. Fundjava që po afron do të sjellë emocione të cilat do të bëjnë që t’iu rrahë zemra fortë! Disa lidhje, mund të shkatërrohen vetëm nga një superioritet i tepruar.
Virgjëresha
Yjet janë mjaft të favorshëm për të lindurit e kësaj shenje, ndaj nuk ju lejohet të gaboni. Nëse nuk arrini që të shihni qartë, kjo do të thotë se nuk jeni të qetë. Mirëpo duke analizuar çdo gjë në detaje, mund të bllokoni jetën tuaj private. Bëni mirë që të përballeni me realitetin.
Peshorja
Nëse dikush nuk sillet mirë apo mendon se është viktimë e një padrejtësie, merrni situatën në duar. Në sajë të ndikimit të Saturnit, mund të keni pakënaqësi në dashuri. Bëni kujdes ndaj një ish-partneri tuaj, pasi mund të sjellë probleme.
Akrepi
Vështirësitë nuk do të mungojnë për të lindurit e kësaj shenje. Shpesh përhumbeni ndaj një sërë mendimesh njëkohësisht dhe kjo gjë nuk ju lejon të reflektoni. Qartësohuni me veten dhe vendosni pikat mbi ‘i’.
Shigjetari
Qielli do të jetë i turbullt gjatë kësaj dite, ndaj rrezikoni që të humbni durimin. Fatmirësisht fundjava do të vijë duke u përmirësuar. Disa situata profesionale ose personale, mund të komplikohen në vijim.
Bricjapi
Do të keni një dëshirë të fortë për ti zgjidhur gjërat personalisht. Në sajë të Saturnit në shenjën tuaj do të arrini të menaxhoni mirë një moment të rëndësishëm që ka të bëjë me të ardhmen tuaj.
Ujori
Kjo e enjte do të sjellë zhvillime mjaft pozitive. Për gjithë ata që kanë nevojë për emocione të bukura, kjo është një periudhë mjaft e favorshme, shkruan noa.al. Në dashuri shenja juaj do të ndihet e lirë, veç duhet treguar kujdes ndaj xhelozive të tepruara.
Peshqit
Këshillohet që në këtë periudhë të mos bini pre e provokimeve. Më e keqja ka kaluar gjatë gushtit dhe fillimit të shtatorit, ndaj lëreni pas shpine. Rimëkëmbja juaj sapo ka nisur, por mund ta gjeni veten mes tensioneve dhe problematikave edhe në këto ditë, për shkak të situatave të mbartura kohëve të fundit. /a.y/noa.al