Fotografi shqiptarë i bën “gjëmën”, Merkel në një foto si asnjëherë më parë.
Kancelaria, Angela Merkel, një ndër gratë më fotografuara në Europë, fiksohet në një foto aspak protokollare.
Është fotografi shqiptarë Armando Babani i cili ka bërë një shkrepje aspak të zakonshme, gruas së hekurt të Europës. Kancelaria sapo kishte mbërritur në ceremoninë e “DFB Neë Academy” dhe një prej këshilltarëve të saj duke e orientuar e ngrin dorën aq shumë sa i bllokon pamjen e Merkel.
Ky moment i ndodhur në fraksionin e disa sekondave është fiksuar nga Armando Babani, i cili vitet e fundit i është bashkuar agjencisë prestigjoze EPA-EFE me qendër në Gjermani, percjell top channel.
Babani shquhet për foton e lajmit duke fotografuar politikanët në momente të sikletshme. Vetë Armando Babani e ka publikuar këtë foto me mbishkrimin “Mamma is alëays Mamma….! “.