Derisa po luanin në një park në Teksas të Shteteve të Bashkuara, një fëmijë është tradhtuar nga qeni i familjes së tij.
Të dy po mbanin radhë që të lëshohen në tobogan, kur qeni i quajtur Diesel vendosi të shpejtonte, gjë që e befasoi vogëlushin jo për të mirë.
Në momentin që ishte duke u lëshuar, kafsha i kërceu mbi kokë dhe e rrëzoi me fytyrë në baltë.
Kjo nuk duket se e lëndoi shumë, por nisi të qante ngase u habit se si ndodhi, derisa në sfond dëgjoheshin duke qeshur familjarët e tij.