Luiza Gega vijon të arritje rezultate të mahnitshme në karrierën e saj. Shqiptarja dhuroi sot një tjetër paraqitje fantastike në arenën ndërkombëtare.
Në Kampionatin Botëror të Atletikës që po mbahet në Doha të Katarit, 30-vjeçarja shkëlqeu duke siguruar biletën për në finale në garën e 3000 metrave me pengesa, shkruan “Panorama Sport”.
Gega regjistroi kohën 9:28:32, dhe kështu bëhet atletja e parë shqiptare që kalon në finalet e një Botërori atletike. Finalja do të mbahet më datë 30 shtator, dhe do të nisë nga ora 20:50