2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Gjobitet me 30 mijë euro Lista Serbe për shkak të spotit elektoral ku Kosovën e paraqet si pjesë të Serbisë

Rekomandime

Me 30 mijë euro është gjobitur Lista Serbe, për publikimin e një spoti zgjedhor në të cilin Kosova konsiderohet pjesë e Serbisë.

- Advertisement -

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vlerësuar se përmes këtij spoti, subjekti politik serb ka nxitur urrejtje ndëretnike në Kosovë, raporton KTV.

Në arsyetimin e vendimit të PZAP-së, thuhet se Lista Serbe ka shkelur edhe Ligjin Zgjedhor.

Megjithëse janë shtuar sulmet verbale ndërmjet partive politike shqiptare, në PZAP nuk është dorëzuar ndonjë ankesë për gjuhën e ashpër.

- Advertisement -

Mirëpo, në këtë panel, vetëm gjatë tri ditëve të para të fushatës, janë dorëzuar 30 ankesa, që kanë të bëjnë kryesisht me përdorimin e fëmijëve në fushatë dhe vendosjen e posterave në hapësira publike.

Prej tyre janë shqyrtuar 13 ankesa, derisa 17 të tjera janë në procedurë të shqyrtimit.

- Advertisement -

Analistët politikë e vlerësojnë si gjuhë të ashpër shpeshtimin e sulmeve verbale ndërmjet partive politike.

Rrahman Paçarizi thekson se kjo gjuhë mund të ndikojë negativisht te votuesit.

Në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, PZAP-ja ka shqiptuar gjoba ndaj partive politike, në vlerë të rreth 350 mijë eurove.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit