Doli në shitje libri i ish-sekretares të Shtetit amerikan, Hillary Clinton dhe vajzës së saj, Chelsea me titullin “The book of gutsy women” (”Libri i grave kurajoze”), i publikuar nga “Simon & Schuster”.
Libri mbledh historitë e grave që kanë bërë diferencën nga aktivistet te figurat politike, nga shkrimtaret te kampionet olimpike.
Hillary dhe Chelsea do t’i bien kryq e tërthor Amerikës për të promovuar librin e tyre.
Ato e bëjnë këtë në një moment delikat për politikën amerikane, me demokratët që kanë kërkuar një impeachment për presidentin Donald Trump.