4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Beogradi “çuditet” me heshtjen e ndërkombëtarëve

Rekomandime

Qeveria e Serbisë ka reaguar pas ndalimit të hyrjes në Kosovë të disa zyrtarëve serbë.

Gjatë ditës së sotme Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë disa zyrtarëve serbë.

- Advertisement -

MPJ ka bërë të ditur se këtë vendim autoritetet shqiptare e kanë marrë pas kërcënimeve që po iu bëhen komunitetit serb në Kosovë nga ana e Beogradit zyrtar.

Mirëpo, pas këtij vendimi ka reaguar e ashtuquajtura Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Kjo zyrë ka dënuar ndalimin e zyrtarëve serbë.

- Advertisement -

Sipas këtij njoftimi, Qeveria e Kosovës ka ndaluar zyrtarët që të bëjnë fushatë për zgjedhjet e 6 tetorit.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka nxjerrë një ndalim që nuk mund të kalohet me asnjë ligj apo marrëveshje në Bruksel për të parandaluar përfaqësuesit e Qeverisë serbe të mbështesin popullin serb, i cili, siç tregon kjo fushatë zgjedhore, është një dhunë e përhershme politike dhunë, shkelje e të drejtave të njeriut dhe sjellje jodemokratike”, thuhet në reagim.

- Advertisement -

Pavarësisht ndalimit të zyrtarëve serbë, kjo zyrë përmes reagimit ka thënë se, serbët duhet ta votojnë Listën Serbe më 6 tetor dhe se askush nuk mund ta parandalojë një gjë të tillë.

“Ne ritheksojmë që nuk ka asnjë ndalim dhe dhunë të tillë, apo gjobitje, që Kosova të dekurajojë serbët që jetojnë në Kosovë t’i parandalojnë ata të votojnë për Listën Serbe në 6 tetor. Në frikë paniku nga uniteti politik serb dhe përcaktimi i palëkundur i ynë, njerëzit me çdo kusht që të mbajnë lidhje të forta me shtetin e saj të Serbisë, përfaqësuesit e Kosovës po ndjekin lëvizje të pamatur dhe ekstremiste që janë të paimagjinueshme në çdo shoqëri demokratike”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Kjo zyrë ka kritikuar edhe bashkësinë ndërkombëtare për mosreagim ndaj ndalimit të zyrtarëve serbë.

“Është shqetësuese heshtja e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Prishtinë, të cilët në heshtje vëzhgojnë përshkallëzimin e dhunës politike kundër popullit serb. Kjo është mjaftë shqetësuese”, ka bërë të ditur kjo zyrë.

Përmes këtij reagimi e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i ka bërë thirrje serbëve që jetojnë në Kosovë që mbështesin Listën Serbe, pasi që në këtë mënyrë e mbështesin edhe Serbinë.

“Ju bëjmë thirrje serbëve që jetojnë në Kosovë që të mbështesin njëzëri e Listës Serbe në mbrojtje të të drejtave kolektive dhe të mbështesë shtetin e tyre të Serbisë në luftën për jetën dinjitoze të popullit tonë në Kosovë”, ishte thirrja e kësaj zyre drejtuar serbëve të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit