3.6 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Rrëfehet Haki Abazi: Më ofendoi e mi kapi duart, Molliqaj kërcënoi edhe Hotin

Rekomandime

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka rrëfyer incidentin me Dardan Molliqajn. Ai ka deklaruar se Molliqaj përveç tij e kishte kërcënuar edhe Rexhep Hotin. Flet edhe për çantën e tij, e cila nga pamjet që ka publikuar Gazeta Sinjali shihet se përfundoi në duart e Dardan Molliqajt.

Pamjet nga momenti i rrahjes mes kandidatëve për deputetë, Dardan Molliqajt e Haki Abazit, që publikoi mbrëmë Gazeta Sinjali, kanë bërë bujë në media duke zgjuar interesim të madh te publiku. Sot, në një bisedë ekskluzive për Gazetën Sinjali, Haki Abazi ka rrëfyer për detajet dhe prapaskenat e konfliktit të cilat nuk mund të identifikohen në bazë të videos.

- Advertisement -

Abazi ka thënë se në momentin kur po dilte në korridor me Rexhep Hotin nga prapa po ndiqej nga Dardan Molliqaj i cili kishte ardhur në drejtim të tij, siç thotë, duke e fyer dhe ofenduar.

“Sigurisht që ka ofendu edhe ka fy edhe ka kërku me u qartësu për punën e vet. Nuk e di, nuk me kujtohet saktësisht qysh ka qenë, por ka qenë një bërtimë e madhe për të cilën unë dhe Rexhep Hoti, jemi kthy nga mbrapa për me pa se çka po ndodh ”, tha Abazi për Gazetën Sinjali.

Ai thotë se Molliqaj në atë gjendje e sulmon duke ia kapur duart, gjë që ndikon në eskalimin e konfliktit fizik. Sipas tij, Molliqaj e ka kërcënuar edhe Rexhep Hotin i cili kishte tentuar të ndërhynte për ta qetësuar situatën.

- Advertisement -

“Nëse e sheh momentin kur mi kap duart që është momenti i parë, i kërcënohet Rexhep Hotit, edhe Rexhep Hoti largohet prej mesit, sepse në fillim tenton me fut krahun edhe me ndal sulmin e Dardanit. Dardani i kërcënohet Rexhep Hotit, i cili për një moment largohet ndërsa ai (Dardani) fillon me folë dhe me sulmu fizikisht”, tha Abazi për Gazetën Sinjali.

I pyetur se a mund të jetë arsyeja e nisjes së konfliktit fizik, fakti se ka përmendur gruan e Molliqajt në emision, Abazi përgjigjet: “Absolutisht jo”.

- Advertisement -

Një detaj që vërehet nga videoja e publikuar ekskluzivisht nga Gazeta Sinjali ishte se çanta e Haki Abazit përfundoi në duart e Dardan Molliqajt.

“E kanë kthy më vonë, nuk është që më ka mungu diçka nga çanta”, tha Abazi për Gazetën Sinjali.

Tutje, ai tha se kjo ngjarje nuk është përleshje fizike por sulm i drejtuar ndaj tij.

“Nuk është përleshje, është sulm, shihet qartë që vjen nga mprapa mi kap të dy duart dhe me kërcënim kërkon me u ndalë. Ai tjetri ma vendos krahun në fyt…Fillon me sulmin verbal e tani atë fizik”, shprehet Abazi.

Ai fton organet e drejtësisë që ta trajtojnë rastin. Abazi shton se ka dhënë deklaratën e plotë në polici dhe se ka qenë i detyruar të tërhiqet dhe të mbrohet pasi siç ka thënë është përballur me sulm verbal dhe fizik.

Rasti është duke u trajtuar nga ProkuroriaThemelore në Prishtinë dhe deri më tash janë ndërmarrë një varg veprimesh hetimore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit