Një natë pasi koalicioni AAK-PSD kishte tubim të madh në Istog para mijëra mbështetësve, LDK-ja ka marrë goditjen e dytë me radhë në këtë komunë.
Forumi rinor i LDK-së ka organizuar një takim me rininë e kësaj komune në qendër të Istogut.
Por, tre kandidatët për deputetë, Shkëmb Manaj, Besart Dreshaj e Ilir Ferati kanë dhënë premtimet e tyre para numrit të vogël të qytetarëve istogas.
Istogu ka dy vite që nuk është më bastion i LDK-së pasi që ardhja e Gani Dreshajt në krye të AAK-së në Istog ka bërë që diferenca mes dy partive të para në këtë komunë të jetë fare e vogël, gjë e cila është parë edhe në zgjedhjet e fundit lokale./Indeksonline/