1.3 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Dy shqiptarë riparuan kishën në Itali: Jemi myslimanë, por të gjithë janë fëmijët e Zotit

Rekomandime

Ata nuk janë të krishterë, por ku panë gjendjen e kishës së San Rocco-s në Popoli, nuk mund të shtireshin sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

- Advertisement -

Dy muratorë shqiptarë, të zhvendosur në Itali para 30 vitesh, kanë ndërmarrë rinovimin e brendshëm të kishës, e cila ishte lënë në harresë. Muret me lagështi, suvaja që vazhdimisht binte mbi dysheme me besimtarët e detyruar të luten midis pluhurit dhe rrënojave…ishin një pamje që e bindën Luan Hallullin dhe Albert Muçën që të merrnin këtë vendim human.

‘Çdo gjë ishte e shkatërruar. Muret e rrënuara në çdo cep. I thashë Albertit, “të bëjmë diçka duhet të bëjmë diçka”. Shkuam te furnitorët tanë për të blerë produktet që përdorim për ambientet e brendshme. Kur mbërriti zonja që kujdeset për Kishën, ishte shumë e lumtur. Ajo na tha” Zoti ju bekoftë, askush nuk e kishte bërë këtë për kishën”, tha Luan Hallulli, shkruan Shqiptarja.

Ndonëse janë mysliman nga Shkodra dhe nuk bëjnë asgjë për ta fshehur këtë, për Luanin dhe Albertin, Zoti është një.

- Advertisement -

“Ne jemi fëmijë të Zotit. Nuk ka lidhje me të qenurit katolik, ortodoks ose mysliman. Ne besojmë në Zot dhe është ai që na udhëzon në atë që bëjmë”, u shpreh Alberti.

Falënderimet nuk kanë të sosur për dy shkodranët. “Dora e Zotit ka vepruar ndaj këtyre njerëzve të mirë, të cilët komuniteti ynë fetar nuk do të pushojë kurrë t’i falënderojë”, tha kujdestarja e kishës, Liliana Cavalieri.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit