Kandidatja për deputete e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka kritikuar liderin e VV-së, Albin Kurtin.
Tërmkolli thotë se Kurtit i duhet ende punë për të mbërri te pavarësia e Kosovës, e ky reagim vjen pasi Kurti i vendosi fusnotë LDK-së.
“E dhimbshme kjo për një ‘patriot’, shkruan ndër tjera Tërmkolli.
Postimi i plotë:
Albini* me “fusnotë”
Albini i paska vënë “fusnotë”, LDK-së !. Ende i duhet punë këtij me mbërri te pavarësia e Kosovës. Mbase njohjen e Kosovës, shtet i pavarur, e ka lënë ta bëjë në të njëjtën kohë me Serbinë! E dhimbshme kjo për një “patriot”!
Melihate Tërmkolli,
Prishtinë, 3 tetor 2019