2.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Më në fund reagon Doarsa Kica-Xhelili, tregon a do të dalë në darkë me Mentor Shalën

Rekomandime

Zëvendësdrejtori i Televizionit Publik të Kosovës, Mentor Shala ditë më parë reagoi pasi deputetja e listës ‘Guxo”, Doarsa Kica – Xhelili, në një intervistë kishte folur për RTK-në dhe kishte përmendur edhe atë.

- Advertisement -

Shala në reagimi e tij ku ka bashkangjitur edhe një fotografi nga intervista e quajti “bukuroshe”, deputeten dhe deklaroi se ajo gjithmonë ka dëshirë të flasë për të.

E madje ai arriti deri aty sa e ftoi për darkë ose për drekë, Kica – Xhelilin dhe madje i fton edhe siç u quan ai “shoqet e saj” të RTK-së.

Për herë të parë ndaj deklaratës së Shalës ka reaguar deputetja Doarsa Kica – Xhelili e cila ka thënë se ajo është e gatshme të dalë në debate publike, por edhe private kur ato kërkohen në mënyrë të denjtë kur dikush ka kundër diç për të argumentuar kundër saj, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

“Ekziston një arsye pse unë nuk kam reagu. Ditën kur e kam lexu reagimin për mua nuk ka qenë as i rëndësishëm. Pse? Për mua personalisht kush si flet e kush çka poston në asnjë rrethanë mua nuk ma ndikon mendimin tim të lirë dhe të drejtë për çështje kaq esenciale. Në qoftëse dikush ka diçka për të kundër argumentu për ato që i them unë, unë jam e gatshme me dalë në debate publike edhe në debate private kur ato kërkohen në mënyrë të denjtë”, ka thënë Kica-Xhelili në Komisionin për Media, shkruan Reporteri.net.

 

- Advertisement -

Ajo tha se ditën e premte kur reaguan shoqëria civile, mediat e qytetarët, këta të fundit kanë qenë zëri i saj.

“Por për shkak se kanë reaguar në masë të madhe shoqëria civile, mediat dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, unë po dua me ardhë te pika tjetër. Të premten unë nuk kam qenë zani i qytetarëve të Republikës së Kosovës, kanë qenë ata zani jem”, ka deklaruar ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit