2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

NASA ka bërë një filmim të jashtëzakonshëm: Momenti kur vrima e zezë përpin një yll

Rekomandime

Një teleskop hapësinor i NASA-s ka filmuar momentin kur një vrimë e zezë ka gllabëruar një yll të përmasave të mëdha, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Zbulimi i bërë nga Sateliti “Survey Exopanet Suritation” ofron një vështrim të rrallë në “grahmat e vdekjes” së një ylli, i cili është copëtuar nga forcat gravitacionale të një vrime supermasive. Aksioni ka ndodhur 375 milionë vite dritë larg Tokës, në drejtim të yjësisë të quajtur Volans.

Ky është një fenomen i rrallë që ndodh një herë në 10 deri 100 mijë vite në një galaksi me përmasat e Rrugës së Qumështit. Sipas studiuesve, ylli që ra pre e “përbindëshit të zi” kishte madhësinë e diellit.

Ky fenomen konsiderohet nga shkencëtarët si një ngjarje e ndërprerjes së baticës, në të cilën graviteti i një vrime të zezë copëzon yllin dhe e shpërndan një pjesë të tij në hapësirë. Ndërsa pjesa tjetër formon një disk të ndritshëm që gradualisht bie në vrimën e zezë.

- Advertisement -

Shpërndarja e materialit yjor në vrimat e zeza është një mister i ngritur edhe nga vetë Ajnshtajn, gjatë studimit të gravitetit të dritës në lëvizje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit