Koalicioni Sloboda që për kandidat për kryeministër pati Nenad Rashiq nuk ka dalë mirë me vota nga zgjedhjet e djeshme të gjashtë tetorit.
Tash kur janë numëruar më shumë se 97% e votave, koalicioni Sloboda ka marrë vetëm 0.09%, apo 696 vota gjithsej.
- Advertisement -
Kjo ia pamundëson atyre që të sigurojnë ulëse në Kuvend të Kosovës.
Në anën tjetër, Lista Serbe ka marrë 6.40 për qind të votave.
Sipas të dhënave momentale të KQZ-së, në vend të parë radhitet Lëvizja Vetëvendsoje, pas saj LDK, derisa e treta del partia e udhëhequr nga Kadri Veseli, PDK-ja.
- Advertisement -
Deri tash janë numëruar 97% e votave./Express/