1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Srpska i reagon Albin Kurtit

Rekomandime

Nënkryetari i Listës Serbe Dalibor Jevtiq tha sot se pa bisedime me Listën Serbe, e cila fitoi të gjitha 10 vendet me mandat serb, është e pamundur të formohet Qeveria e re e Kosovës.

Ai në një intervistë dhënë RTS-së tha se është shumë e rëndësishme që Lista Serbe fitoi të gjitha 10 vendet, pasi nuk i lë hapësirë askujt prej liderëve shqiptarë që të “tregtojnë” me interesat e popullit serb në Kosovë.

- Advertisement -

“Kjo është arsyeja pse ishte e rëndësishme për ne të fitojmë me një përqindje të madhe”, tha Jevtiq.

Ai theksoi se deklarata e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do t’ishte një përfaqësues i serbëve në qeveri, por jo edhe një përfaqësues i Listës Serbe, flet për atë që ai do të dëshironte, por që sipas tij, tjetër është ajo që thuhet në ligje.

“Kushtetuta, neni 96, thotë se një përfaqësues i serbëve në Qeverinë e Kosovës, do të zgjidhet nga shumica e përfaqësuesve të atij komuniteti në Kuvendin e Kosovës. Këtu nuk ka asnjë debat. Ajo që ka thënë Kurti se do të marrë, nuk e di cilin serb, do të ishte sikur ne të themi se nuk e duam Kurtin për kryeministër, por do të marrim dikë tjetër. Kjo thjesht është e pamundur”, ka thënë Jevtiq.

- Advertisement -

Ai beson se nëse Kurti me të vërtetë dëshiron të jetë kryeministër i Kosovës, duhet të marrë parasysh faktin se Lista Serbe ka fituar.

Duke folur për rezultatet e zgjedhjeve kur bëhet fjalë për partitë shqiptare, Jevtiqi, tha se pakënaqësia ishte e dukshme dhe e shprehur përmes procesit zgjedhor.

- Advertisement -

Mesazhi për ata që kanë qenë në pushtet për disa dekada është – ne nuk jemi të kënaqur me punën tuaj, ne duam njerëz të ri, veçanërisht pasi që partia e Albin Kurtit dhe ajo e Isa Mustafës ishin në opozitë në përbërjen e kaluar të Parlamentit”, tha Jevtiqi, transmeton KosovaPress.

Ai shtoi se duhet pritur rezultatet përfundimtare, pasi në këtë pikë nuk ka shumë dallim midis Vetëvendosjes si partia e parë dhe LDK-së në vendin e dytë, pasi që votat me postë ende nuk janë numëruar, megjithëse supozohet se shumica e tyre do të shkojnë për Vetëvendosjen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit