2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Koha kur adhuruesi dhe përkrahësi i Milosevicit vizitonte Kosovën, sot fiton çmimin Nobel

Rekomandime

Akademia Suedeze e Arteve ka bërë skandalin e radhës sot, ajo ka ndarë tashmë çmimin Nobelin për Letërsi për vitet 2018 dhe 2019 novelistit austriak Peter Handke, shkruan Gazeta Metro.

Handke është adhuruesi dhe përkrahësi i madh i kriminelit serb që kreu gjenocid në Kosovë, Slobodan Milosevic.

Ky person kishte marrë pjesë madje edhe në varrimin e kriminelit serb Milosevic, po ashtu aty kishte mbajtur një fjalim ku thurte vargje dhe fjalime për kriminelin serb duke e lavdëruar.

- Advertisement -

Ai madje vite më parë ka qëndruar në Kosovë ku serbëve të Hoçës së Madhe ua ka dorëzuar donacionin prej 50 mijë eurosh për ndërtimin e një pishine në fshat.

Më poshtë keni një video kur ai kishte qenë në njërën nga vizitat në Kosovë duke provokuar situatën në vend dhe nxitur serbët kundër shtetit të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit