Në zgjedhjet e 6 tetorit, mafio-oligarku Ramiz Kelmendi u largua nga LDK-ja dhe doli në përkrahje të kreut të PDK-së, Kadri Veseli i cili garoi për postin e kryeministrit. Madje Kelmendi fushatën e vazhdoi edhe nëpër marketet e tij në Kosovë, duke i ‘detyruar’ punëtorët e tij që të votojnë për Veselin.
E për të ka reaguar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila nisi hetimet ndaj Kelmendit.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinion se, pas deklaratave publike të biznesmenit, R.K., i cili është duke kërkuar votën nga të punësuarit në kompaninë e tij, me qëllim të favorizimit dhe votimit për njërën nga partitë politike të Kosovës, ka ndërmarrë veprime përkatëse hetimore, duke e iniciuar si rast paraprak penal, lidhur me veprën penale “Cenimi i paracaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 të KPK-së”, thuhej në komunikatë.
Sipas analistëve, Ramiz Kelmendi është treguar qesharak duke i kërkuar punonjësve të tij votën edhe kësaj here për të përkrahur kryetarin e tij, Kadri Veselin dhe duke shpresuar se do të vazhdojë “zaptimin” e shtetit dhe duke përfituar favore me poste biznesore dhe politike.
E në lidhje me këtë temë për “Kosova Sot Online”, foli edhe analisti Dardan Grapci, sipas të cilit, kësaj radhe Ramiz Kelmendit nuk i ka funksionuar, pasi që qytetarët ia treguan vendin atij dhe partisë së tij që u radhitë e treta.
“Kanë thanë pleqt përpara “Zoti vonon, por nuk harron”, Ramiz Kelmendi duke i kërcënuar punëtorët e tij me largimin nga puna mos dhënien e votës tek Kadri Veseli, nuk i ka funksionuar. Tani Qeveria e re do të duhet që ta largoj Ramiz Kelmendin, si Prokuroria dhe Policia duhet që ta dënojnë për kërcenim dhe shantazh ndaj punëtoreve të tij në ETC”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.
Sipas tij, Kelmendit më nuk do të ecin pazaret mafioze si më herët.
“Më Ramiz Kelmendit, e as Kadri Veselit nuk do i ecin pazaret mafioze si përpara, sepse nëse me të vërtetë ato premtime që i ka bërë gjatë fushatës Albin Kurti, këta të dy edhe shumë mafio-kriminel do të përfundojnë në burgjet e Kosovës. Sepse me krijimin e Qeverisë së re, Kosova të merr frymë ndryshe, qytetarët do punojnë pa pasur frikë nga fajdexhit dhe mafia. Qytetarët do jetojnë lirshëm pa pasur frikë nga korrupsioni”, përfundoi Grapci për “Kosova Sot Online”.