15.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Molliqaj s’i ndahet zyreve të ZRrE-së, po bën zhurmë me altoparlant dhe bilbila

Rekomandime

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj vazhdon të qëndroj pranë zyreve të ZRrE-së. Pasi nuk e pranoi raportin e ZRrE-së, Molliqaj ka vazhduar me altoparlant të kritikoj punën e këtij bordi.

Nën zhurmën e altoparlantit dhe bilbilave, kryetari i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu është rikthyer në zyrën e tij dhe po vazhdon punën.

- Advertisement -

Molliqaj i ka ftuar kreun e Bordit të ZRrE-së dhe anëtarët e tjerë që të dalin nga zyrat e tyre.

“Do të ulemi dhe do të presim këtu deri sa ZRrE ta publikoj vendimin” kanë thënë zyrtarët e PSD-së.

- Advertisement -

Policia vazhdon të sillet në ambientet e ZRrE-së dhe mund të ndërhyjë nga një urdhër i radhës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit