9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

BE investon mbi 2 milionë euro në një shkollë në Kosovë, Szunyog: Arsimi prioritet

Rekomandime

Bashkimi Evropian investon 2.7 milionë euro në një shkollë në komunën e Graçanicës.

2.7 milionë euro është investimi i Bashkimit Evropian në ndërtimin e shkollës së mesme në Llapllasellë të Graçanicës.

- Advertisement -

Gjatë inaugurimit të shkollës, i pranishëm ishte edhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili është shprehur i lumtur që kjo shkollë u ndërtua me fonde të BE-së.

Sipas tij, arsimi do të jetë prioritet i tyre.

“Janë të shpërndara në tri lokacione dhe kjo ndërtesë përmban hapësirë mësimi për laboratorë, argëtim dhe hapësira për mësimdhënës. Ndërtimi ka filluar ne vitin 2017. Më vjen mirë që jam këtu që t’ia dorëzojmë shkollën komunës që është ndërtuar me fonde të BE. Sektori i arsimit do të mbetet prioritet. Gjithë populli i Kosovës kanë nevojë për arsim cilësor. U dëshiroj sukses nxënësve dhe ashpëroj se do të mund t’a fillojmë ta shfrytëzojmë objektin sa më parë”, tha Szunyog, raporton EO.

- Advertisement -

E kryetarja e Komunës së Graçanicës, Ljiljana Subaric, e konsideron ditë të rëndësishme inaugurimin e kësaj shkolle, teksa shtoi se e kanë pritur inaugurimin e kësaj shkolle për një kohë të gjatë.

“Ne kemi pritur për këtë ditë një kohë të gjatë dhe është shumë e rëndësishme për komunën tonë. Ëndrrat e brezave po jetësohen. Falënderoj ambasadorin e BE për kontributin e tyre që BE ka dhënë për ta ndërtuar këtë qendër të mirë. Arsimi është baza e një shoqërie të zhvilluar. Sistemi jonë arsimor dhe mësimdhënësit kanë qenë dëshmitar se sa i rëndësishëm është arsimimi dhe është ndër shtyllat e avancimit dhe zhvillimit”, u shpreh Subaric.

- Advertisement -

“Flas me prindërit kjo qendër e lehtëson shumë shkollimin e fëmijëve tanë. Mësimdhënësit kanë krijuar kushtet më të mira për punë dhe të cilat dëshmojnë me sukseset e tyre. Kur është puna te garat, komuna ka mbështetur dhe do ta vazhdojmë këtë mbështetje çdo ditë. Bashkë me BE komuna ka marrë pjesë në këtë investim. Kemi siguruar edhe orenditë. Komuna do të mbështesë shkollat të cilat do ta shfrytëzojnë këtë qendër. Për ne është detyrë dhe kërkesë dhe do të përgjigjemi me kënaqësi. Arsimi është shtylla më e rëndësishme”, ka thënë ajo

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit