8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Dyshon se komisionerët ia vodhën votat- Dëshpërimi i filozofit të PDK-së: Janë blerë me pare

Rekomandime

Këshilltari i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Blerim Latifi, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, ka ngritur dyshime se komisionerët ia kanë vjedhur votat pasi “janë blerë me para”.

- Advertisement -

Latifi, në një shënim në Facebook të shtunën, ka deklaruar se vullneti i qytetarëve është falsifikuar nga komisionerët pas mbylljes së qendrave të votimit.

“Gjatë fushatës më pyesnin njerëzit: Si i ke punët me komisionerët në vendvotime? Po me vëzhguesit? E si duhet t’i kem?, i pyesja. Për t’i ruajtur votat tua, më përgjigjeshin. Dhe vazhdonin: Nëse komisionerët nuk janë me ty, votat t’i marrin dhe ua hedhin të tjerëve, gjatë përpilimit të tabelave përfundimtare”, ka thënë Latifi. “Por, e keqja nuk sosë këtu, sepse edhe në rastin kur komisionerët janë me ty, duhet t’i ruash ata, për arsye se vjen tjetri dhe t’i blenë me para.”

“Pra, thënë shkurt e shqip: demokracia kosovare, që në aktin e saj themelor, është një mashtrim i madh, një pazar i ndytë komisionerësh e vëzhguesish”, ka deklaruar Latifi.

- Advertisement -

Latifi ka deklaruar se “vullneti i qytetarëve fillon e falsifikohet me t’u mbyllur qendrat e votimit. E pastaj ankohemi se Europa nuk po na i hapë dyert! Natyrisht që nuk na i hapë. Me horra nuk shkohet në Europë. Me horra veç një rrugë është e hapur: rruga e shtetit të dështuar”. /Insajderi.com

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit