10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Gjuriq “çartet”, i quan shqiptarët shovinistë dhe të marrë: Helmi ishte trillim

Rekomandime

Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, është acaruar me politikën kosovare, duke kaluar edhe në ofendime.

Gjuriq i ka quajtuar shovinistë dhe të marrë ata që merren me politikë në Kosovë, duke pretenduar se helmi në votat e ardhura nga Serbia ka qenë trillim.

- Advertisement -

Nga kjo e gjithë bota duhet të sheh se çfarë shovinistësh dhe të marrë në Kosovë merren me politikë, dhe gjithë kjo bëhet në mënyrë që edhe një herë të akuzohen rrejshëm serbët”, ka thënë Gjuriq.

E qëllimi i kësaj, sipas tij, është që të manipulohen votat e serbëve dhe në Kuvend të sillen, gjithmonë siç beson Gjuriq, “serbët e Albin Kurtit”, duke aluduar në Rada Trajkoviqin dhe Nenad Rashiqin.

Ndërkaq, Gjuriq ka paralajmëruar se “ndryshimi i vullnetit të popullit serb nuk do të mbetet pa pasoja”, duke shkuar aq larg sa ta paraqes të rremë edhe helmimin e vitit 1990.

- Advertisement -

I paralajmëroj të gjithë ata të cilët mendojnë se ndryshimi i vullnetit zgjedhor të popullit serb nuk do të mbetet pa pasoja, të mendohen edhe një herë, sepse trillimi i helmimit, i cili përkujton në trillimin e vitit 1990, është një shembull brutal i përqeshjes së demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, ka kërcënuar Gjurq.

Ndryshe, nga votat e ardhura nga Serbia u helmuan 26 qytetarë kosovarë, të cilët ishin duke punuar në verifikim të votave të ardhura nga jashtë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit