14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Ja si e komentojnë mediat serbe aksionin e Policisë ku arrestohen dy serbë për vrasjen e Ivanoviqit

Rekomandime

Sot rreth orës 5:50 minuta rreth 100 pjesëtarë të njësisë RSU të Policisë së Kosovës me 25 automjete të blinduara kanë hyr në veri të Kosovës dhe kanë arrestuara serbë, ka njoftuar “Tanjug”.

Kumtesa rreth këtij aksioni është lëshuar nga policia dy orë më pas, ku ka njoftuar se në orët e hershme në veri të Mitrovicës është kryer një aksion në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviq.

- Advertisement -

“Ky aksion policor është kryer në bazë të urdhëresës për kontroll që ka lëshuar Gjykata Themelore, njësia e veçantë që ka rezultuar me arrestimin e policit (R.B.) të përfshirë në fletë urdhëresën për kërkim”, thuhet në kumtesë.

Policia po ashtu ka njoftuar se është në kërkim të personit të dytë të dyshuar polic.

“Gjatë këtij aksioni është arrestuar edhe një i dyshimtë ku është gjetur armë. Në operacion janë gjetur dy copë armë dhe municion”, thuhet në kumtesë.

- Advertisement -

Portali Kossev ka shkruar se aksioni është zhvilluar në dy pjesë në veri të Mitrovicës, por në aksion nuk është përfshirë drejtoria rajonale në veri. Aksioni tashmë sipas kumtesës ka përfunduar. Hyrja në veri ka ndodhur vetëm një ditë pas mossuksesit të Prishtinës që të bëhet pjesë e Interpol shkruan Tanjug.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit