10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Haradinaj tregon emrat e bashkëluftëtarëve që i kthyen shpinën- E vështirë të vazhdoja i vetëm luftën

Rekomandime

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për Artur Zheji tregoi emrat e bashkëluftëtarëve që i kthyen shpinën në momente vendimtare.

- Advertisement -

Haradianj thotë se ia ktheu mandatin sovranit, sepse e kishte të vështirë ta vazhdonte luftën i vetëm.

Pjesë nga intervista:

Ramush Haradinaj: Unë këtë luftë për të mos e bërë vetëm me bashkëluftëtarët që më lanë vetëm ia kam dhënë popullit, për ta bërë bashkë me popullin. Populli e bën më mirë. Kam marrë përgjegjësinë t’i prij temave kur në momente kyçe kolegët më jetikë, që është dashur të jenë me mua ma kanë kthyer shpinën.

- Advertisement -

Artur Zheji: Hashim Thaçi ju ka kthyer shpinën?

Ramush Haradinaj: Po presidenti kryesisht e ka udhëheqjen.

- Advertisement -

Artur Zheji: Pra nuk keni pasur dakordësi, përkundrazi ju ka kthyer shpinën.

Ramush Haradinaj: Kemi pasur probleme të mëdha.

Artur Zheji: Kadri Veseli, kryeparlamentari?

Ramush Haradinaj: Ka bashkëvepruar.

Artur Zheji: Pra ish-heronjtë e UÇK-së janë përçarë saqë as ndarja e Kosovës nuk i bashkon.

Ramush Haradinaj: Nuk mbajtën qëndrim të drejtë. Pra na dobësuan edhe para palës ndërkombëtare edhe para Serbisë dhe ishte e vështirë të vazhdoja i vetëm përballjen dhe ja ktheva popullit. Unë nuk e kam ditur që do të fitojë Vetëvendosje.

Artur Zheji: Keni patur një besim që do të fitoni përsëri?

Ramush Haradinaj: Jo, e kam ditur që kam qenë në situata të vështira. Sepse unë isha i thirrur, dhashë dorëheqje, vështirë ta fitosh në ato situata. E kam kuptuar që është e pamundur, megjithatë për mua do të ishte e pandershme të mos kthehesha në garë. Tani kur sovrani vendos ne i detyrohemi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit