0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Mbrojta e Afërt: Presidentin Rugova ‘e Bëmë të Flejë Rehat’

Rekomandime

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi reportazhin ekskluziv për Njësitin e Mbrojtjes së Afërt të Policisë së Kosovës. Ky emision solli detajet se si u planifikua dhe si u realizua mbrojtja e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe liderëve shtetëror në ditën e shpalljes së Pavarësisë, 10 vite me parë.

- Advertisement -

Në vitet e para të pasluftës liderë e figura të larta të shtetit ishin ruajtur nga pjesëtarë të sigurimit privat persona jo gjithmonë të trajnuar me plan programet bashkëkohore.

Dy vite pas themelimit dhe kur kishin përmbushur disa detyra njësisë së re i ishte besuar një detyrë e vështirë. Pas disa tentim-atentatesh, ish Presidenti Ibrahim Rugova kishte vendosur që jetën e tij t’ia besojë policisë e jo pjesëtareve të sigurimit privat. Kërkesa ishte dorëzuar në Njësinë e Mbrojtjes së Afërt dhe vendimi ishte marrë që për sigurinë e Ibrahim Rugovës do kujdeseshin policët e kësaj njësie.

Misioni nuk ishte i lehtë presidenti kishte shumë armiq dhe sigurimi i tij ishte sfidë në vete.

- Advertisement -

“Me vetë faktin që kishte sulme të një pas nishme dhe me vetë faktin që kërcënohej kohë pas kohe me marrjen në përcjellje ne kemi filluar dhe të gjitha kërkesat që i ka pasur për vizita në qytetet e ndryshme ne vende të ndryshme kemi raste kur kemi dërguar në Gjilan kur ka hyp ne kombajnë, normal ka dashtur aktivitete të mëdhaja sigurimi informata nga njësitet tjera por ka shkuar aty ku ka dashur”, tha Arsim Rashica, zëvendës komandant i kësaj njësie.

Rashica për emisionin “Drejtësia në Kosovë” ka shtuar së ish Presidenti Rugova ka fjetur rehat pasi është marrë në mbrojtje të Policisë.

- Advertisement -

“Po besoj që po sepse edhe rreth rezidencës kemi ofruar siguri 24 orë”, shtoi Rashica.

Një zyrtar tjetër policor i mbrojtjes së afërt tha se pasi që ne e kemi marr në siguri presidentit Rugova, nuk ka pasur asnjë atak apo tentim ndaj Presidentit Rugova. Në pyetjen e gazetarit të DnK-së se çfarë njeri ka qenë Rugova në raport me policët ai u përgjigj.

“Aj ka qenë njëri i kompletuar ka qenë njëri që na ka bo me punuar me të edhe 24 orë edhe pa pare hiç vetëm të jemi afër tij, ka qenë kënaqësi e veçantë të jemi me Presidentin Rugova”, tha ky zyrtar.

Deklaratën mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit