Si kombëtarja, ashtu edhe klubet turke janë duke përkrahur ndërhyrjen ushtarake turke në Kurdistan.
Skuadra e Fenerbahces ka dalë në fushë me fanella me një shkrim që përkrah këtë ofensivë të shtetit dhe ushtrisë turke.
“Atdheu mirënjohës për ju“, është shkruar në fanellë, shkruan Indeksonline.
E këtë e kanë “pësuar” edhe lojtarët jo turq që janë detyruar të veshin këtë fanellë.
Në mesin e tyre është edhe ylli i Kosovës, Vedat Muriqi.
Kujtojmë se UEFA ia ka tërhequr vërejtjen disa herë Turqisë që të distancojë futbollin nga veprimet politike.