Vrasje me arme zjarri ne Shosh te Malesise se Dukagjinit.
Ngjarja e rende ka ndodhur mesditen e sotme dhe nga te dhenat e para raportohet se nje person ka mbetur i vrare me arme zjarri.
Viktima, sipas burimeve eshte identifikuar si shtetasi Lazer Arraj, 55-vjeç.
Policia eshte nisur drejt vendit te ngjarjes, nderkohe qe ende nuk ka detaje lidhur me aurtorin dhe motivet e ketij krimi.
Shkodër/Informacion paraprak
Me datë 21.10.2019, rreth orës 12:00, në fshatin Shosh, Shkodër, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi L. A. 55 vjeç, banues në fshatin Palaj, Shosh, Shkodër.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.