Një futbollist turk është bërë protagonist në ligën e dytë maqedonase, teksa i ka dedikuar golin e tij ushtarëve turk, duke festuar së bashku me tifozët shqiptar të Labunishtit me nderimin e famshëm ushtarak, që është duke bërë xhiron e internetit kohët e fundit.
Sunaj Hasan gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen deri ndaj Pelistarti, të vlefshëm për javën e 9-të të kampionatit që përfundoi në barazim 1-1, transmeton “Panorama Sport”.
Festa e tifozëve të skuadrës shqiptare që militon në ligën e dytë maqedonase, ka marrë vëmendjen e mediave vendase dhe jo vetëm.