12.6 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

A do të ketë qeveri të re, kjo është mundësia e artë e Vetëvendosjes ndaj presidentit Thaçi

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas konsultimeve me të gjitha partitë parlamentare i ka dhënë të drejtën Lëvizjes Vetëvendosje që të dërgojë emrin e të mandatuarit për formimin e qeverisë së re.

Konsultimet e z. Thaçi për krijimin e një qeverie të re në Kosovë nisën pas mocionit të mos besimit që Lidhja Demokratike inicioi ndaj qeverisë “Kurti”. Mocioni mori shumicë në Parlament duke çuar në rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.

- Advertisement -

Në letrën e dërguar sot nga Presidenti Thaçi për kreun e VV-së, Albin Kurti thuhet se si parti e parë e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, u takon e drejta për të dërguar emrin e mandatarit për formimin e qeverisë së re.

Se kush pritet ta përbeje qeverinë e re apo vendi duhet të shkoj ne zgjedhje është përgjigjur njohësi i çështjeve juridike dhe kushtetuese Muhamet Kelmendi. Ai ka thënë se presidenti i vendit Hashim Thaçi nuk dëshiron ta shpërbëj Kuvendin për të shkuar më pas vendi në zgjedhje.

“Pas konsumimit të të drejtës qe Vetëvendosje të formojë qeverinë, Hashim Thaçi nuk dëshiron të shpërndaj Kuvendin për të shkuat në zgjedhje dhe nuk dihet se cila është baza juridike.

- Advertisement -

Nëse i jepet mandati LDK-së ka mundësi që me AAK-në dhe NISMA-n duke e toleruar edhe PDK apo ndonjë deputet i saj të ndërtohet Qeveria e re” ka thënë ai.

Sipas Kelmendit Vetëvendosje ka mundësi dhe sigurisht do të padisë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, nëse presidenti i jep të drejtë LDK-së.

- Advertisement -

Ai ka thënë se mbetet të shihet se si do veprohet por ka mundësi që edhe të anulohet plotësisht ideja për një qeveri të reja dhe vendi të shkoj ne zgjedhje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit