3.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Canak nxjerr flamurin e Katalonisë dhe mbron Kosovën, përplaset me gazetarin serb

Rekomandime

Politikani serb nga Vojvodina, Nenad Canak, i cili është i gatshëm që të pranojë pa asnjë problem pavarësinë e Republikës së Kosovës, është përplasur me autorin e një emisioni të mëngjesit në Tv Happy.

Derisa emisioni po shkonte drejtpërdrejt, Canak ka nxjerrë dhe ka valëvitur flamurin e Katalonisë, rajon ky që është duke kërkuar ndërvite pavarësimin nga Spanja.

- Advertisement -

Një veprim i tillë i Canak ka nxitur reagimin e gazetarit Milomir Maric, i cili ka thënë se Spanja e ka mbështetur gjithmonë Serbinë sa i përket cështjes së Kosovës.

“Mos më shfaq mua propagandë anti-serbe, Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, ka thënë gazetari serb.

Ne mediat serbe një gjë e tillë po cilëoshet si skandal, meqenëse Canak në mënyrë ironike ka thënë se “Kosova është pjesë e Serbisë, po aq sa është edhe Holanda”.

- Advertisement -

Siç shkruan Kurir, Canak përmes një deklrate të tillë e ka pranuar që Kosova në asnjë formë nuk është pjesë e Serbisë.

E Pas kësaj dekalrata e Maric ia ka përmendur politikanit nga Vojvodina, kushtetuën e Serbisë, duke i thënë se po e shkelë atë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit