10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ndërtohet kablloja më e gjatë nënujore e energjisë elektrike në botë – lidh Norvegjinë dhe Mbretërinë e Bashkuar

Rekomandime

Lidhja më e gjatë e energjisë elektrike nënujore në botë u aktivizua sot, duke mundësuar Norvegjinë dhe Mbretërinë e Bashkuar të furnizojnë njëra tjetrën me energji elektrike të ripërtritshme.

- Advertisement -

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Lidhja e Detit të Veriut pritet rezultojë te Mbretëria e Bashkuar në zvogëlimin e emetimeve të karbonit me 23 milionë tonë, deri në vitin 2030.

Kablloja 720 kilometra lidh qytetin Blyth në Northumberland në Anglinë verilindore, me Kvilldall, një fshat i vogël në Norvegjinë jug-perëndimore.

Fillimisht do të ketë një kapacitet maksimal prej 700 megavat (MW), që gradualisht do të rritet për të arritur në 1,400 MW në rreth tre muaj.

Rrjeti Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar, që operon me ndërlidhësin në një sipërmarrje të përbashkët me operatorin e sistemit të Norvegjisë, Statnett, tha në një deklaratë se sapo të kryhet me kapacitet të plotë, Lidhja e Detit të Veriut duhet të sigurojë energji elektrike të pastër të mjaftueshme për të furnizuar 1.4 milion shtëpi.

- Advertisement -

Kur prodhimi i erës në Mbretërinë e Bashkuar do të jetë i lartë, por kërkesa për energji e ulët, energjia shtesë e ripërtrishme do të eksportohet nga Mbretëria e Bashkuar në Norvegji dhe do të kursejë ujin në rezervuarët e Norvegjisë, sipas deklaratës. Sidoqoftë, kur kërkesa të jetë e lartë në Mbretërinë  e Bashkuar, por prodhimi i erës është i ulët, do të importohen hidrocentralet nga Norvegjia, raporton EuroNews, përcjell Telegrafi.

Cordi O-Hara, president i Sipërmarrjeve Kombëtare të Rrjetit, tha se është “ditë emocionuese për Rrjetin Kombëtar dhe një hap i rëndësishëm derisa ne shikojmë për diversifikuar dhe dekarbonizuar furnizimin me energji elektrike në Mbretërinë e Bashkuar.

- Advertisement -

“Lidhja e Detit të Veriut është një arritje vërtet e jashtëzakonshme inxhinierike. Ne duhej të kalonim nëpër male, fjorde dhe përtej Detit të Veriut për ta bërë këtë të mundur. Por, derisa presim me padurim konferencën për ndryshimin klimatik COP26, është gjithashtu shembull i shkëlqyer i punës së dy vendeve për të rritur burimet e energjisë së ripërtrishme për përfitim reciprok”, shtoi ai.

 

100 milionë tonë karbon të ‘kursyera’

Ndërlidhësi ose projekti mori gjashtë vjet për t’u përfunduar me një kosto prej 1.6 miliard funte.

Është ndërlidhësi i pestë me Rrjetin Kombëtar dhe shtohet me lidhje në Belgjikë, Francë dhe Holandë.

Sipas Rrjetit Kombëtar, 90 për qind e energjisë elektrike që importohet përmes ndërlidhësve deri në vitin 2030, do të jetë nga burime zero karbon që do të kursejnë 100 milionë tonë karbon.

Statnett, ndërkohë, operon një ndërlidhës të dytë midis Norvegjisë dhe Gjermanisë, i cili doli në internet dimrin e kaluar, raporton EuroNews, transmeton Telegrafi.

Rreth 98 për qind e energjisë elektrike të Norvegjisë prodhohet nga burime të ripërtrishme të energjisë, derisa hidrocentralet përbëjnë 95 për qind të totalit, sipas statistikave të qeverisë.

Një studim i publikuar të mërkurën nga qeveria britanike tregoi se gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, karburantet fosile përbënin një pjesë të madhe të prodhimit të energjisë elektrike se sa ato të ripërtrishme.

Studimi vuri në dukje se prodhimi i ripërtrishëm u ul gati 10 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2020 për shkak të shpejtësive mesatare më të ulëta të erës dhe kushteve më pak të favorshme të motit të cilat ndikuan në prodhimin e erës dhe diellit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit