5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Mediat serbe: Një dëshmitar pranon të dëshmojë për eleminimin e vëllezërve Bytyqi, kërkon garanci!

Rekomandime

Kandidati për ambasador në Serbi, Christopher Hill ka paralajmëruar para pak ditësh rikthimin e temës për vr*asjen e vëllezërve Bytyqi dhe nxjerren para drejtësisë të akterëve të këtij KRlMl.

Pas këtij paralajmërimi, mediat serbe kanë shkruar se ka një dëshmitar lidhur me vr*asjen e tre kosovarëve që kishin nënshtetësi amerikane.

- Advertisement -

Kurir fajëson për këtë krim ish-prokurorin për KRlME lufte, Vladimir Vukceviq dhe autoritetet amerikane që sipas tyre kanë lënë anash një nga dëshmitarët kyq lidhet me këtë rast.

Sipas mediave serbe, një nga dëshmitarët kryesorë të vrasjes së vëllezërve Bytyqi është një serb që jeton në Suedi dhe që i njëjti ka pranuar të dëshmojë duke kërkuar mbrojtje për veten dhe familjes e tij.

Dëshmitari thuhet se ka informacione të sakta lidhur me urdhërdhënësit dhe akterët e KRlMlT të vr*asjes së vëllezërvë Bytyqi.

- Advertisement -

Ilir, Agron dhe Mehmet Bytyci u vranë në vitin 1999. Trupat e tyre, me duar të lidhura, plagë plumbash në kokë dhe gjurmë torture, u gjetën në një varr masiv në Petrovo Selo në Serbinë lindore.

Christopher Hill ka thënë para pak ditësh se nuk do të heqë dorë nga kërkesa që të sillen para drejtësisë të gjithë personat e përfshirë në atë krim pavarësisht nga grada apo pozicioni i tyre.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit