4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Shpërthimi fatal: Po zgjohet supervullkani që mund të vrasë 5 miliardë njerëz

Rekomandime

Qëndrimi në kontinent do të thoshte zero shanse për të mbijetuar dhe shpëtimi në skajin tjetër të botës do të nënkuptonte luftën për copëzat e fundit të ushqimit.

- Advertisement -

Nëse katastrofat nuk do të ishin të mjaftueshme sa për t’u shqetësuar, libri i botuar së fundmi solli një mundësi tjetër tmerruese përsëri në qendër të vëmendjes publike. Midis katastrofave të tjera ‘End Times’ nënvizon shpërthimin e super vullkaneve Yellowstone në Shtetet e Bashkuara si një ngjarje që mund të shkatërronte njerëzimin, përcjell Reporteri shkrimin e Big Think.

Vullkani i Yellowstone në Wyoming shpërtheu për herë të fundit 640,000 vjet më parë. Askush nuk mund ta dijë me siguri se kur do të shpërthejë përsëri, por disa nga matjet sugjerojnë se kjo mund të ndodhë në çdo kohë.

Bujqësia do të shkatërrohej, rrjetet e energjisë do të prisheshin. Pa rrezet e diellit, pa nxehtësinë dhe pa ushqimin, do të mbretëronte katastrofë në tokë. Sipas Brian Walsh në librin e tij, një raport i vitit 2015 nga Fondacioni Evropian për rreziqet ekologjike ekstreme përmend atë që mund të jetë “katastrofa më e madhe që nga fillimi i jetës së civilizuar në Tokë”.

- Advertisement -

Erupsione çdo 600 mijë vjet

Dr Jirzi Frog, një gjeolog në Universitetin e Silesias në Katowice, ishte edhe më specifik. Ai në një intervistë vlerësoi se rreth pesë miliardë njerëz do të vdesin nga uria deri në vdekje “për shkak të efekteve të ndryshimit të klimës”. Nëse Yellowstone shpërthen, thotë ai, e vetmja mënyrë që të paktën të keni ndonjë mundësi për të mbijetuar do të ishte largimi nga Amerika e Veriut.

- Advertisement -

Brian Walsh e quan këtë skenar, pa ekzagjerim, një “rrezik ekzistencial” si për SHBA-të, ashtu dhe për botën.

Rreth 3,000 tërmete të vogla janë regjistruar në Parkun Kombëtar me të njëjtin emër, por shpërthimet katastrofike janë të rralla.

Përveç të ashtuquajturit “Lava Creek Eruption” 640,000 vjet më parë, vullkani shpërtheu 1.3 milion dhe 2.1 milion vjet më parë, që do të thotë se mund të pritet që në mes të erupsioneve të kalojnë midis 660,000 dhe 800,000 vjet. Gjithçka është ende çështje matematikore.

Walsh mendon se duhet të shpenzojë më shumë para për të studiuar vullkanet. Aktualisht, Administrata e Sigurisë së Aviacionit Amerikan shpenzon rreth 7 miliardë dollarë në vit, ndërsa programet e studimit të vullkaneve, të cilat kanë potencialin të shkatërrojnë gati të gjithë botën, marrin një shumë të pabesueshme prej 22 milion dollarësh.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit