1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Shokon eksperti i sigurisë: Brenda UÇK-së kanë vepruar 140 spiunë të stërvitur nga Serbia

Rekomandime

“Duhet përkujtuar edhe njëherë se janë publikuar të dhëna që vetëm brenda strukturave të UÇK-së gjatë luftës kanë vepruar 140 spiunë të stërvitur të betuar të Serbisë.

- Advertisement -

Këta spiunë janë mbrapa krimeve eventuale që mund t’i ketë kryer edhe ndonjë pjesëtar i UÇK-së. Këta spiunë sigurisht se kanë kryer organizimet e nevojshme që të kryhen krimet, kanë mbledhur dëshmitë dhe i kanë dërguar në qendrën e tyre në Beograd”, tha Meha për “Kosova Sot Online”.

Njohësit e fushës së sigurisë, po e shohin krejtësisht të dështuar dhe të ndikuar nga shërbimet sekrete serbe që veprojnë në Kosovës, mos arrestimin dhe gjykimin e kriminelëve të luftës që kanë vepruar në Kosovë, e të cilët kanë kryer krime dhe ushtruar dhunë ndaj qytetarëve të pa fajshëm të Kosovës, gjatë viteve të luftës deri në çlirim.

- Advertisement -

Sipas njohësit të kësaj fushe, Xhevat Meha përgjegjësia për këtë harresë të madhe, bie mbi të gjithë krerët e politikës kosovare, sepse u desh të kalojnë hiq më pak se gati 12 vite që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, dhe vetëm tash Prokuroria Speciale fillon ndjekjen dhe kapjen e të akuzuarve dhe dyshuarve për krimet e luftës, të cilët lirshëm kanë shëtitur gjithandej Kosovës, madje edhe duke siguruar dyshtetësinë kosovare dhe atë serbe, sikur ishte rasti i fundit në qytetin e Prishtinës.

Meha madje dyshon se ky proces i zvarritjes, mos ndjekjes së krimeve të luftës nga pala kosovare, dhe mos kërkimi i kompensimit të dëmeve, është ruajtur për të bërë pazare politike me Serbinë dhe me akuzat në pritje nga Gjykata Speciale për disa nga eksponentë e nivelit të lartë të UÇK-së, të cilët edhe i kanë marr ftesat për intervistim.

- Advertisement -

“Serbia sigurisht se ka kryer krime gjatë luftës në Kosovë. Kjo është e ditur nga të gjithë.

Kjo, pse ende askush nga prijësit politik të Kosovës nuk është marre dhe nuk merret me këtë është dëshmi e kontrollit të ushtruar nga Serbia përmes rrjetit të strukturave të fshehta.

Pjesa e krimeve eventuale që është kryer nga ish pjesëtarët e UÇK-së, dihet se është kryer nga rrjeti i strukturave të fshehta serbe gjatë luftës, dhe është trajtuar vazhdimisht, ku tani kemi edhe Dhomat e Specializuara të gjykatës së Kosovës me seli në Hagë.

Këto Dhoma janë aktivisht duke u marrë me trajtimin e tyre”, tha Meha për “Kosova Sot Online”.

Analisti i sigurisë, Meha ka përkujtuar se spiunët serb brenda strukturës së UÇK-së ishin futur që në fillim të luftës, dhe nga aty kanë vepruar pa pengueshëm deri në përfundimin e saj.

“Duhet përkujtuar edhe njëherë se janë publikuar të dhëna që vetëm brenda strukturave të UÇK-së gjatë luftës kanë vepruar 140 spiunë të stërvitur të betuar të Serbisë.

Këta spiunë janë mbrapa krimeve eventuale që mund t’i ketë kryer edhe ndonjë pjesëtar i UÇK-së.

Këta spiunë sigurisht se kanë kryer organizimet e nevojshme që të kryhen krimet, kanë mbledhur dëshmitë dhe i kanë dërguar në qendrën e tyre në Beograd.

Këto janë dëshmitë bazë mbi të cilat janë krijuar këto Dhoma të Specializuara.

Mirëpo prokuroria e këtyre dhomave përveç dëshmive nga Beogradi ka shumë vite që është duke kryer hetime shtesë.

Sigurisht që Beogradi ka dorëzuar dëshmitë për të sakrifikuar disa nga anëtarët e strukturave të tyre të fshehta dhe disa nga këta anëtar për t’i shpëtuar.

Pres që mbledhja e dëshmive shtesë nga prokuroria e Dhomave të Specializuara të krijojnë dëshmi të mjaftueshme për të dënuar të gjithë të përfshirët, kuptohet edhe urdhërdhënësit si dora e parë e strukturave të fshehta serbe brenda UÇK-së”, tha analisti Meha për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit