7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Momenti kur goditja e fuqishme e Wilderit ia lakoi atij shufrën metalike në dorë

Rekomandime

Deontay Wilder e dëshmoi se sa të fuqishme i ka grushtet kur e nokautoi me grushtin e djathtë Bermane Stivernen. Goditja e tij kishte qenë aq e fuqishme saqë ia kishte lakuar atij shufrën metalike që e ka brenda në dorën e bërë operacion.

- Advertisement -

“The Bronze Bomber” ishte përballur në ring me Bermae Stiverne për titullin e kampionit të WBC-së në vitin 2015, kur kishte arritur ta fitojë këtë titull.

Ajo përballje me Stivernen, që ishte meçi i 33-të personal i Wilderit në karrierën si profesionist, ishte hera e parë që ai i shkoi deri në fund një gare dhe arriti të shpallet kampion.

Megjithatë, titulli i kampionit, që e ka mbrojtur nëntë herë që nga atëherë, nuk është e vetmja gjë që i ka mbetur në mendje Wilderit, pasi që ai së fundi e ka kujtuar edhe dorën e thyer të tij në atë përballje.

- Advertisement -

Ai e kishte thyer dorën më parë dhe ishte bërë operacion për ta riparuar atë, gjë që mund të realizohej vetëm përmes futjes së një shufre metalike në dorën e tij.

Kur u pyet se a i ishte lakuar shufra metalike në dorën e tij gjatë atij meçi, ai u përgjigj: “Është e vërtetë. Diku në rundin e tretë apo të katërt”.

- Advertisement -

“E kuptova këtë sepse mu mpi dora. E dita menjëherë se ku qëndronte problemi sepse më kishte ndodhur edhe më parë. Me goditjen e parë pastaj e nokautova, kështu që nuk pata nevojë ta duroj atë deri në fund të meçit

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit