Një veprim për tu përshendetur dhe shembullor vjen nga disa prindër kosovar. Ata kanë vendosur që të pastrojnë ambientin pranë fushës së skuadrës së 2 Korrikut, transmeton Gazeta Metro.
Përmes një postimi në faqen e tyre në ‘Facebook’, klubi i 2 Korrikut ka falenderuar prindërit që kanë pastruar sot ambientin pranë fushës së futbollit.
“Klubi i futbollit “2 Korriku” falenderon prindërit në foto të cilët pastruan ambientin pranë fushës së 2 Korrikut, gjest ky të cilin ne si klub e çmojmë shumë si dhe jemi mirënjohës ndaj të gjithë prindërve që kontribuan për pastrimin e ambientit” – ka shkruar klubi nga Prishtina.
Ndryshe, 2 Korriku poziconohet në vendin e 14’të në Ligën e Parë me 10 pikë, me bilanc prej 3 fitoreve, 1 barazim dhe 7 humbje.