-0.5 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

E pranon Muriqi: Më kërkoi Turqia, por kjo është arsyeja pse zgjodha Kosovën

Rekomandime

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, e ka konfirmuar se ka pasur bisedime me Federatën e Truqisë para disa vitesh për t’u bërë pjesë e tyre.

- Advertisement -

Në një intervistë për mediat turke, Vedat Muriqi ka konfirmuar se ishte kërkuar që të bëhet pjesë e grupomoshave U21 të Turqisë.

“Nuk ishte fiks Turqia e parë që më kërkoi, por ishte U-21 i tyre. Trajneri Abdullah Ercan ishte duke më ndjekur. Por letrat dhe procedurat për të kaluar te Turqia po zgjasnin. Aty erdhi propozimi nga Kosova dhe unë shkova kështu te vendi im” – ka thënë 25 vjeçari.

Sulmuesi prizrenas debutoi me Kosovën në tetor të vitit 2016, që nga atëherë ka zhvilluar 23 ndeshje. Muriqi numëron 8 gola dhe 3 asistime me fanellën e ‘Dardanëve’.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit