2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Haziri në krah të Mustafës, i tregon Kurtit si mund të bëhet kryeministër

Rekomandime

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, përmes një shkrimi i ka treguar Kurtit si mund të bëhet kryeministër. Ai ka thënë se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK’së.

“Është e qartë është se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK’së!”, shkruan Haziri.

Kryetari i Gjilanit, tutje ka thënë se asnjë parti s’mund ta formojë qeverinë e vetme.

- Advertisement -

“Tashmë dihet që asnjë parti s’mund ta formojë qeverinë e vetme sepse sistemi zgjedhor në Kosovë nuk e mundëson këtë. Ky vend ka nevojë për qeverisje të mirë si për ajër”, ka shkruar Haziri.

Gjithashtu, Haziri ditë më parë kishte thënë se vendimet merren me konsensus dhe kryeministri nuk merr vendime vet.

“Në mbledhje të parë të qeverisë, kryeministri merr një vendim, por ai e merr vendimin me kabinetin qeveritar. Kryeministri nuk merr vendime vetë, vendimet janë kolektive, kërkohet konsensus”, kishte deklaruar Haziri.

- Advertisement -

LDK përpos pozitës së Kryeministrit po synon të marrë edhe Kryetarin e Parlamentit, Ministrinë e Jashtëm, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Gjatë fushatës zgjedhore, Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, kishte thënë se LDK lakohet lehtë dhe përshtatet në secilin koalicion. E kishte krahasuar Partinë e Mustafës me plastelinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit