7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ushtria dhe Policia e Kosovës tregojnë gatishmërinë e lartë të ndërhyrjes në raste emergjente

Rekomandime

Ushtrimi fushor “Partnerët 19” ka vazhduar edhe sot në territorin e Komunës së Vitisë. Me këtë rast janë inskenuar disa raste emergjente në këtë komunë.

Ndër tjerash është inskenuar edhe një operacioni i sigurisë në fshatin Shashare, ku FSK-ja , kinse ka intervenuar ndaj grupeve kriminale të cilët pas situatës së inskenuar nga tërmeti po merreshin me aktivitete kriminale, kryesisht me vjedhjen e pasurisë së qytetarëve të fshatrave Stubëll e Epërme, Letnicë dhe Vernakollë dhe atë duke shfrytëzuar brezin kufitar me Maqedoninë e Veriut.

Në këtë ushtrim kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë nga Policia e Kosovës si dhe nga afër këtë ushtrim e kanë përcjellë sot Komandanti i Forcave Tokësore të Kosovës në FSK, Gjeneral Major, Fadil Hadergjonaj, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Komandanti i Policisë së Kosovës në Viti, Afrim Halili dhe të tjerë.

- Advertisement -

Gjithashtu gjatë ditës së sotme, janë inskenuar edhe disa raste të tjera emergjente e ndër to ishte edhe një aksident trafiku në udhëkryqin e Kllokotit.Ndërkaq gjatë gjithë këtyre ushtrimeve fushore në Viti, ishin ngritur tri tenda ku qëndronin: Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Vitisë, Qendra Operative Emergjente dhe Zyra për Informim.Fototgrafitë: Mustafë Mehmeti ZIMP-Komuna e Vitisë

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit