0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Baton Haxhiu: Vetëm Thaçi ka mbetur pa u ftuar nga Gjykata Speciale, Veseli është i parafundit

Rekomandime

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë se befasi është dita kur është dorëzuar, por jo edhe ftesa nga Gjykata Speciale për kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

- Advertisement -

“Realisht befasi është tërë procesi dhe ftesat për një shumicë liderësh. Është ftesë e paralajmëruar se do të ndodhë dhe ajo që quhej ‘fundi i dhjetorit’ ose fundi i ftesave sepse deri tash ka mbetur vetëm një i paftuar: Hashim Thaçi”, ka thënë Haxhiu.

“Të gjithë të tjerët janë intervistuar o presin të intervistohen. Nuk ka lider të UÇK-së që nuk është ftuar e intervistuar. Ka të atillë që nuk kanë treguar, 2-3 prej tyre. Ka mbetur pa ftesë vetëm Hashim Thaçi. Të gjithë të tjetër janë intervistuar”.

“E di se ftesat dhe intervistat kanë përfunduar. Ajo që di unë që Kadri Veseli është i parafundit në numrin e ftesave për liderët politikë”.

- Advertisement -

Haxhiu në Klan Kosova ka theksuar se kur është krijuar Gjykata Speciale nuk është krijuar për njerëz të thjeshtë, për ata të cilët kanë pasë shije leximi. E kam pasë një shkrim para tre vitesh ku e kam vizatuar guitën e asaj se çfarë do të ndodhë. Këto ftesa janë shtyrë për disa arsye”.

“Unë kam qenë kundër kur është formuar dhe votuar. Është padrejtësi e madhe që na bëhet neve. EULEX dhe të tjerët kanë pasur pafuqi për t’u marrë me rastet. Kur është e pafuqishme drejtësia e brendshme bëhet diçka çfarë është kjo”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit