-0.5 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Stoltenberg: I takon Serbisë të vendosë për çështje të teknologjisë

Rekomandime

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se i takon Serbisë të vendosë se çfarë lloji të teknologjisë dëshiron të ketë.

I pyetur nga Zëri i Amerikës për shqetësimet në rritje në lidhje me rolin e Kinës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, kur bëhet fjalë për teknologjinë e saj 5G, Stoltenberg tha se ekzistojnë kushte që NATO-ja u kërkon vendeve anëtare sa i përket teknologjisë 5G, mirëpo sipas tij, kjo nuk vlen për vendet që nuk janë anëtare të Aleancës.

- Advertisement -

Ne mund t’i këshillojmë ata, por varet nga Serbia që të vendosë se çfarë lloj telekomunikacioni dëshiron dhe si e organizon infrastrukturën e saj civile. Ne e mirëpresim faktin që Serbia është një partner i ngushtë i NATO-s. Ne po bashkëpunojmë me Serbinë”, tha Stoltenbeg.

5G është gjenerata e fundit e teknologjisë së internetit që ofron për përdoruesit qasje në internet me një shpejtësi shumë më të madhe sesa ofrohet aktualisht.

Mirëpo, ekzistojnë shqetësime në shumë vende, që Kina po e përdorë këtë teknologji për qëllime qeveritare dhe për të spiunuar përdoruesit.

- Advertisement -

Kompania kineze e teknologjisë Huawei po synon të investojë më shumë në tregun serb.

Më 4 tetor, gjatë një vizite në Kinë, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka shfaqur shpresën që kompania kineze e teknologjisë Huawei të vendosë për hapjen e qendrës së të dhënave për Evropën Juglindore në Kragujevc të Serbisë.

- Advertisement -

Në muajin maj, Uashingtoni e përfshiu në listë të zezë Huawei-n, duke pretenduar se kompania kineze është përfshirë në aktivitete në kundërshtim me sigurinë kombëtare të SHBA-së, ose interesat e politikës së jashtme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit