-1.2 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Historia e Remzijes, tetë ditë pa bukë në bodrumin e një shtëpie — flasin fëmijët e saj

Rekomandime

Gruaja e cila u raportua e humbur për tetë ditë, Remzije Mustafa, është gjetur dje në mbrëmje dhe kthyer në familjen e saj. Ajo u gjet nga fqinji i saj, Behxhet Azemi, në shtëpinë e tij rreth 500 metra larg shtëpisë së Remzijes. Gjendja e saj është stabile. Familjarët e saj dhe Policia e Kosovës kanë falënderuar qytetarët për bashkëpunimin.

- Advertisement -

Fotografitë e saj u vendosën gjithandej nëpër Prishtinë.

Familja e kërkonte në çdo formë Remzije Mustafa, e zhdukur pa gjurmë para tetë ditësh.

Policia, qytetarë dhe të gjithë u mobilizuan duke e kërkuar gjithandej nëpër Prishtinë 59-vjeçaren.

- Advertisement -

Kur të gjithë humbën shpresat për të, Remizja u gjend e gjallë vetëm 500 metra larg banesës së saj në Breg të diellit.

Në ditën kritike, ajo doli nga shtëpia për të shkuar në dyqan.

- Advertisement -

Shiu i madh që binte në atë ditë, bëri që ajo të hynte të strehohej në këtë shtëpi.

Por nga këtu, ajo e humbi orientimin.

E motra e saj, Ismete Mustafa, tregoi se krejt kjo ndodhi për shkak se Remzija vuan nga një sëmundje.

“Motra nuk ka qenë mirë kohëve te fundit, vuan prej një bronhiti kronik kohë të pas kohshme. Para se me fillu gjendja momentale shpirtërore e saj ka marrë gati 20 ditë antibiotik, dmth imuniteti i saj ka qenë shumë i dobët. Pas asaj ka filluar depresioni i saj do të thotë para 4 jave”, ka thënë motra e Remzijes, Ismete Mustafa.

Por pas 8 ditësh ankthi, ajo më në fund u gjet në këtë shtëpi.

Në këtë objekt nuk qëndron askush, pasi pronarët jetojnë në Angli.

Ilir Aliu, i cili këto ditë ishte në Kosovë, sipas familjarëve rastësisht ka shkuar në podrumin e shtëpisë dhe ka parë Remzijen e cila deri atë ditë cilësohej si e zhdukur.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Remzije Mustafa, qëndroi e vetme, pa bukë dhe pa e pasur idenë se çfarë dite apo ore është.

“Natën e djeshme është gjetë rastësisht, ka qenë e strehuar, sipas saj nuk ka ditë as kur është ditë as kur është natë. E vetmja gjë që i kujtohet është kur hoxha e ka thirr ezanin, atë zë e ka dëgju gjatë gjithë kohës. Për me ngrënë për fat të saj ka pas ujë në atë ambient, ajo thotë se s’ka ngrënë kurrgjë, por fuqia e Zotit bën mrekulli”, ka thënë Ismete Mustafa.

Familjaret thonë se prezenca e pronarit të shtëpisë e këndelli 59-vjeçaren.

Ajo nuk e priti as policinë e u nis për shtëpi.

Nga këtu, u përcoll nga një tjetër fqinj i saj, i cili e pa Remzijen e zhdukur.

“Unë rastësisht jam taku më poshtë më të, dhe prej aty e kam shoqëru deri në banesën e saj. Ishte pak e shqetësuar dhe më tha pse po më përcjell, unë i thash janë do qe e mos po të sulmojnë. E kam qu te banesa. Kur jam afru afër shtëpisë, e kam thirr vajzën e saj, më është lajmru nga Fushë-Kosova, i thash dil se e ke mamin poshtë te banesa”, ka treguar Behxhet Azemi, fqinj që gjeti Remzijen.

Familjaret e saj, e cilësojnë si mrekulli mbijetesën e Remzijes dhe rikthimin e saj në shtëpi për çka u mobilizuan shumë persona.

Vajza e saj Anita, ka falënderuar të gjithë ata që iu ndihmuan në kërkimin e nënës së saj.

“Unë jom shumë e lumtur, shumë e lumtur tej mase që mami u kthy në shpi edhe është gjallë edhe është ashtu mirë. Unë dua t’i falënderoj krejt qytetarët e Prishtinës po edhe të Kosovës jashta vendit, të gjithë qe më kanë thirr në telefon, qoftë edhe me më dhanë ndonjë informatë po edhe me më vet a jeni mirë edhe janë lut për neve. Dua t’i falënderoj krejt rininë, shokët e shoqet, rininë teme qe jon dal bashkë me mu dhe kanë kërku deri ne orët e vona te natës”, ka thënë Anita, vajza e Remzijes.

Tash, Remzie Mustafa e kthyer në familje është mirë më shëndet por gjithsesi e trishtuar pas gjithë asaj që ka përjetuar ajo dhe familja për këto tetë ditë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit