1.4 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Reagon Mërgim Vojvoda pas mbështetjes nga vogëlushi në ‘Fadil Vokrri’

Rekomandime

Mërgim Vojvoda ka reaguar pasi vogëlushi nga Prishtina tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në ‘Fadil Vokrri’ duke mbajtur në duar pankartën me mbishkrimin “Krenar me ty Mërgim”.

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës është rikthyer në Prishtinë, pas humbjes 2-1 në Çeki.

Futbollistët e Kosovës e përjetuan rëndë atë humbje, për shkak të cilës humbën shansin e parë për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020, por ëndrra vazhdon, tani përmes Ligës së Kombeve.

Në stërvitjen e parë në “Fadil Vokrri”, dy ditë para ndeshjes me Anglinë, pati shumë përkrahje për djelmoshat e ‘Dardanëve’.

- Advertisement -

Një vogëlush kishte një pankartë në duar dhe kishte shkruar “Ëndrra vazhdon, kokën lartë djema!”.

Ndër të tjera, aty shkruhej edhe: “Krenar me ty Mërgim”, dhe mbante në duar foton e Vojvodës i dëshpëruar pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit mbrëmë në Çeki.

- Advertisement -

Kjo fotografi tërhoqi vëmendjen e trajnerit të Kosovës, Bernard Challandes dhe kryetarit të FFK-së, Agim Ademi.

Tani ka reaguar edhe vet protagonisti në atë pankartë, Mërgim Vojvoda.

“Këta njerëz që besojnë në ne më bëjnë të lumtur dhe na bëjnë të ëndërrojmë”, shkroi Vojvoda në Instagram.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit