3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kosovë – Angli, aktori Vedat Bajrami e ka një premtim të madh, e zbulon edhe rezultatin

Rekomandime

Tifozët e Kosovës “Dardanët” dhe ata të Kombëtares së Anglisë do ta zhvillojnë një ndeshje miqësore ne stadiumin e 2 Korrikut në Prishtinë, shkruan Zëri.info.

Ndeshje të tilla ndemjet tifozerive janë bërë tradicionale.

“Gardian” i Kosovës do të jetë aktori i njohur i humorit, Vedat Bajrami.

- Advertisement -

Në një video të publikuar në rrjetin social Facebook nga ish-futbollisti kosovar Enis Fetahu, Bajrami premtoi fitore me rezultat 3:0.

Ndryshe, Kosova të dielën është nikoqir i Anglisë në ndeshjen fundit të fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’, raporton Zëri.info.

Sfida Kosovë – Angli luhet të dielën nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

- Advertisement -

Përfaqësuesja jonë i ka humbur gjasat matematikore për t’u kualifikuar përmes kësaj rruge, pasi ka mbetur prapa dy vendeve të para në renditje në Grupin A, të cilat i kanë zënë Tre Luanët dhe Republika Çeke.

Prandaj, ndeshja kundër Anglisë është një përballje prestigji me gjigantin evropian të futbollit, porse do t’i shërbejë skuadrës dhe trajnerit Bernard Challandes, si një parapërgatitje para ndeshjes ndaj Maqedonisë së Veriut (që zhvillohet në muajin mars në kuadër të Ligës së Evropës).

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit