1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Alarmon ish agjenti: Nëntoka në aksion, ja kush po e pengon koalicionin VV-LDK

Rekomandime

“Do të jetë shumë vështirë që opozita e deri djeshme LVV-LDK të arrijnë ta formojnë një qeveri stabile dhe qeveri të pa korruptuar, sidomos duke par lojërat dhe ndikimin e fort të bosit të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë, Hashim Thaçit, i cili dihet se ka ndikim edhe tek disa zyrtar të LDK-së, që po ashtu janë të kapur në krimin e organizuar! Pra do të jetë një kohë e përpjekjeve shumë të vështira për Albin Kurtin, pasi krimi i organizuar nuk do të dorëzohet lehtë, do të bëjë gjithçka që në asnjë mënyrë të mos lejon që Kosova të fillon të ndërtohet dhe të funksionon si shtet ligjor”, Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

Njohësit e fushës së sundimit të ligjit në Kosovë, kërkojnë që politika të mos e luaj lojën e djallit duke vonuar krijimin e institucioneve të reja, por të përshpejtohet ky proces pas zgjedhor dhe me urgjencë të fillohen reformat në drejtësi, për ta luftuar krimin dhe korrupsionin në Koosvë.

- Advertisement -

Nevoja për një reformë të tillë dhe zbatimin e ligjit Vetting, sipas ekspertëve të kësaj fushe është e domosdoshme, sepse Kosovën po e shkatërron korrupsioni dhe krimi i organizuar që po funksionon pa asnjë problem dhe në të gjitha institucionet e shtetit në Kosovë, nga niveli lokal e deri te ai qendror qeveritar.

Njohësi i kësaj fushe, Naim Miftari, thotë se kjo reformë i duhet Kosovës, sikurse njeriut për mbijetesë që i duhet ushqimi, ndryshe nuk jetohet, ashtu nuk mundë të funksion tutje as shteti pa pastrimin e drejtësisë dhe të gjitha institucioneve shtetërore.

Naim Miftari

“Krimi i organizuar, dhe sidomos korrupsioni, ndodhin në shtete ku ndodhin tranzicionet, e pastaj shumë lehtë njerëzit e nëntokës, të maskuar nën petkun e politikanëve, që sillen si “demokrat”, bëhen vetë politikan kinse të moderuar, udhëheqës politik dhe udhëheqës shtetëror, por qëllimi mbetet i njëjti, që të pasurohen sa më shumë që munden dhe sa më shpejtë. E për ta arritur këtë qëllim ata së pari sigurohen që nga momenti i futjes në pushtet ta marrin nën kontrollin çdo hallkë të sistemit të drejtësisë, si prokurorinë, policinë, gjyqësinë dhe inteligjencën. Ata në këto organe instalojnë njerëz të vetë duke i ndjekur e luftuar ata zyrtar që tentojnë të jenë neutral dhe ata që e zbatojnë ligjin me përpikëri, pasi ti largojnë konkurrentët e marrin kontrollin në tërë shtetin dhe nuk ka kush i ndal më”, tha Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Sipas Miftarit, Kosova gjendet sot në një situatë tepër të rëndë të mungesës së drejtësisë, e kapur nga krimi dhe korrupsioni në të gjitha fushat e jetës dhe në të gjitha segmentet e funksionimit të shtetit, prandaj kërkohet me urgjencë pastrimi i politikës përmes dekriminalizimit, dhe pastrimi i drejtësisë nëpërmes ligjit Vetting.

“Shtetit të Kosovës sot i duhet një VETING gjeneral në të gjitha institucionet që janë kalbur dhe janë kapur nga brenda, nga njerëzit e korruptuar, nga servilët që janë pjesë e krimit të organizuar.

- Advertisement -

Për ta bërë një VETING gjeneral duhet të ndërrohet edhe pushteti, por tash për tash po duket një përpjekje tepër e vështirë sepse të gjithë kanë qenë pjesë e pushtetit deri më tani, të zhytur në krim e korrupsion, me përjashtim të VETËVENDOSJE-së që nuk ishte asnjëherë në qeverisje, në pushtetin qendror”, deklaroi Miftari për “Kosova Sot Online”.

Sipas Miftarit, në çfarëdo kombinimi tjetër të koalicionit qeverisës, nëse nuk merr pjesë Vetëvendosje, por vetëm LDK më të tjerët, ligji Vetting nuk do të bëhet.

“Pasi që nuk i konvenon as LDK-së e cila për vite të tëra ka qenë pjesë e qeverisjeve të kaluara, dhe shumë figura politike nga ky subjekt politik, janë të zhytur në korrupsion dhe krim të organizuar aq sa janë edhe të tjerët. Shpresa për ta bërë pastrimin e drejtësisë me Vetting, është nëse arrihet të ndërtohet një pushtet i pastër për ta zbatuar edhe ligjin VETING, për pastrim të organeve shtetërore nga të korruptuarit”, tha Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

E sipas Miftarit, nëntoka kriminale është zgjuar kohët e fundit dhe po bënë gjithçka që ta pengojë koalicionin LVV LDK, vetëm e vetëm që të mos bëhet Vettingu dhe të mos ndiqet krimi e korrupsioni ashtu sikur është premtuar.

Do të jetë shumë vështirë që opozita e deri djeshme LVV-LDK të arrijnë ta formojnë një qeveri stabile dhe qeveri të pa korruptuar, sidomos duke par lojërat dhe ndikimin e fort të bosit të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë, Hashim Thaçit, i cili dihet se ka ndikim edhe tek disa zyrtar të LDK-së, që po ashtu janë të kapur në krimin e organizuar! Pra do të jetë një kohë e përpjekjeve shumë të vështira për Albin Kurtin, pasi krimi i organizuar nuk do të dorëzohet lehtë, do të bëjë gjithçka që në asnjë mënyrë të mos lejon që Kosova të fillon të ndërtohet dhe të funksionon si shtet ligjor”, përfundoi Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit