12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Haxhiu: Po të penalizohem për shkak të Jasharëve është krenaria më e madhe që mund të më bëjë dikush

Rekomandime

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se po të penalizohej për komentet e tij për garën në Skenderaj do të ishte i nderuar.

Haxhiu ka kritikuar bashkpartiakët e tij që vendosën të kandidojnë kundër Bekim Jasharit në garën për kryetarin e komunës së Skenderajt.

- Advertisement -

Ai thotë se po të dënohej nga partia e tij për këto komente do të ishte krenari.

“Po të penalizohem për shkak të Jasharëve është krenaria më e madhe që mund të më bëjë dikush. Unë bekim Haxhiu do të vazhdojë të jem anëtar i PDK-së dhe të jem kritik i zëshëm i Qeverisë Kurti”, ka thënë ai.

Ai tutje thotë se nuk ka marrë vendim Kryesia e PDK-së për të garuar kundër Bekim Jasharit, por një grup brenda partisë.

- Advertisement -

“Nuk ka marrë vendim Kryesia e PDK-së. Ka marrë vendim një grup i vogël brenda partisë. Nuk mund të dalim asnjëherë kundër vlerave të UÇK-së. Unë do të vazhdojë të jem pjesë e PDK-së”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit