10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Konjufca për Arben Vitinë: Shyqyr që ke ai ministër gjatë variantit ‘Delta’

Rekomandime

Kreu i KLuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka dalur në mbrojtje ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, duke mos e kritikuar për numrin e madh të viktimave e rasteve enorme me koronavirus javëve të fundit, që kanë krijuar gjendje alarmante në Kosovë.

- Advertisement -

Konjufca, arsyetoi veprimet e Vitisë pavarësisht kritikave të mëdha që ka marrë për keqmenaxhimin e pandemisë, prej kohës kur ishte ministër dhe rastet ishin tejet të larta.

Ai tha se Qeveria nuk duhej të dorëhiqej për gjendjen e krijuar me pandeminë, derisa shtoi se nuk kishte vaksina në stoqe dhe mjekët nuk punonin vikendeve për këtë arsye.
‘’ Cfarë skandali me jep qeveria dorëheqje. Nuk është se s’ka pas vaksina. Ka pasë për qaq njerëz, nëse fluksi shkon mbi 20 mijë edhe I ken ë stoqe 2 mijë vaksina, ti s’mundesh me thirrë më shumë’’, tha Konjufca.

Tutje, ai thuri lavde për punën e Vitisë duke thënë se nëse do ishte dikush tjetër ministër në vendin e tji, gjatë kohës që në Kosovë u shfaq variant Delta atëherë do ishte gjendja edhe më e rëndë.

- Advertisement -

‘’ Unë mendoj që ministri Vitia duhet me thënë shyqyr që qëlloi ministër gjatë kohës së covidit, sepse me variantin delta unë nuk di ku kish përfundu Kosova me ndonjë qeveri të dobët, ku qytetarët nuk do të dëgjoheshin’’, përfundoi Konjufca,

Kujtojmë se në Kosovë gjendja vazhdon të jetë e rënduar, me qindra raste pozitive që shënohen çdo ditë, dhe dhjetëra viktima. Për këtë gjendje të krijuar është fajësuar e kritikuar ministri Vitia. Ai ka qenë tejet i zbeht në komunikimet me publikun, madje në kulmin e variantit Delta duke mos komunikuar thuajse fare me qytetarët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit