Vendasit e Llapushnikut të Drenasit ende po e ruajnë traditën e tubimit në oda.
Në hyrje të fshatit ndodhet edhe oda e njohur e Llapushnikut e shquar për pritje të mysafirëve. E veçanta e hyrjes në këtë odë është plisi, pa të cilin mysafirët nuk hyjnë brenda.
“Në Llapushnik kur vijnë pasi u urojmë mirëseardhje u shërbejmë me raki. Traditë e moçme, që pak është zbeh porse ende po ruhet”, ka thënë i zoti i odës, Hamdi Thaçi.
E vendasit aty, kanë treguar se më herët në oda të rinjtë kanë shërbyer ndërkaq të vjetrit i kanë trajtuar problemet e jetës por edhe temat kombëtare.
Thonë se në atë kohë nuk ka mundur të hyjë kush ka dashur.