Kryetari i LDK-së, z.Isa Mustafa, dje në një deklaratë për media tha se ‘nuk i garanton te gjitha votat e deputetëve të partisë së tij’ për një Qeveri të pakicës. Mustafa kujtoi se edhe vetë atë nuk e patën votuar te gjithë deputetët e partisë së tij për Kryeministër. Por, a do ta votojë Vjosa Osmani Qeverinë Kurti, duke pasë parasysh angazhimin e saj për arritjen e koalicionit LDK-VV, megjithëse kjo e fundit, bëri dy veprime tinëzare ndaj partisë së saj: propozoi Kryeparlamentar dhe thirri seancë për votimin e Qeverisë.
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka kërkuar seancë për të hënën, 3 shkurt 2020. Këtë veprim, z. Kurti, e bëri pa e konsultuar partnerin më serioz për koalicion, Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ndërkohë që zoti Kurti, kërkoi seancë për votim të Qeverisë, Lista Serbe po deklarohej në Kuvendin e Kosovës, pas takimit me të.
Gazetarët e pyetën kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, se a do ta votojnë një qeveri të pakicës. Mustafa tha se ai nuk mund të garantojë ‘vota bllanko’ nga LDK-ja, duke kujtuar se ‘edhe vetë atë [Mustafën] nuk e patën votuar të gjithë deputetët e LDK-së për Kryeministër.
Mustafën për Kryeministër, nuk e pati votuar nënkryetarja e LDK-së, znj. Vjosa Osmani.
Por, a do ta votojë Osmani Albin Kurtin për kryeministër, duke pasë parasysh se është një nga figurat më pro koalicionit me Vetëvendosjen.
Duke qenë se figura të ndryshme në LDK, nuk kanë garantuar votimin e pakicës së Qeverisë Kurti, megjithatë nuk është e papritur qe znj. Vjosa Osmani do ta votojë Qeverinë Kurti, për të ‘çuar në vend vullnetin e qytetarëve’ – deklarata që ajo ka dhënë gjatë gjithë këtyre 100 e më shumë ditësh pas zgjedhjeve të 6 tetorit.
Zyrtari i LDK-së, Skënder Hyseni, mbrëmë po ashtu ka deklaruar se nuk është e sigurt që LDK, do ta votonte një qeveri të pakicës të zotit Kurti. Por se a do ta votojë znj. Osmani të hënën Qeverinë Kurti, mbetet të shihet.