1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

A do të dërgohet Ligji i Pagave në Gjykatën Kushtetuese? Vjen lajmi i më i ri

Rekomandime

Në fund të vitit të kaluar ishte miratuar Ligji i ri i Pagave për punëtorët e sektorit publik, derisa ditë më parë ishte caktuar vlera e koeficientit.

Mirëpo, sindikatat nuk janë ndarë të kënaqura me këtë vlerë, sa që disa prej tyre janë ankuar te Avokati i Popullit, me qëllim që ky i fundit pakënaqësitë e tyre t’i bart në Gjykatën Kushtetuese.

- Advertisement -

Në fund të vitit të kaluar ishte miratuar Ligji i ri i Pagave për punëtorët e sektorit publik, derisa ditë më parë ishte caktuar vlera e koeficientit.

Mirëpo, sindikatat nuk janë ndarë të kënaqura me këtë vlerë, sa që disa prej tyre janë ankuar te Avokati i Popullit, me qëllim që ky i fundit pakënaqësitë e tyre t’i bart në Gjykatën Kushtetuese.

“Deri më tani, Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) ka pranuar 18 (tetëmbëdhjetë) ankesa kundër Ligjit për Paga në sektorin publik”, thuhet në përgjigjen e Avokatit të Popullit për Telegrafin.

- Advertisement -

Ky institucion shton se ankesat kanë ardhur nga sektorë të ndryshëm.

“Ankesat kanë ardhur nga sektorë të ndryshëm, si nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, auditorë të brendshëm, zyrtarët komunal të arsimit të Komunës së Prizrenit, Shoqata Sindikale e Shërbimit Sprovues të Kosovës, nga organizata Instituti Kosovar i Drejtësisë (IKD), infermierët, mjekët që punojnë në Ministrinë e Shëndetësisë, laborantë të lartë mjekësor, Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës, Sindikata e Policisë së Kosovës, Komisioni Qendror Zgjedhor, Qendra për pajisje të dokumenteve, Shoqata e Instrumentarëve të Kosovës”, tregon ky institucion.

- Advertisement -

Avokati thekson se janë duke e analizuar këtë ligj se do të dalin me një qëndrim për këtë çështje.

“Institucioni i Avokatit të Popullit është duke i trajtuar këto ankesa, dhe po ashtu është duke analizuar ligjin në fjalë, dhe pas kësaj, Avokati i Popullit do të del me një qëndrim në lidhje me këtë çështje”, përfundon përgjigja e kësaj zyre për Telegrafin.

Ndërsa, Gjykata Kushtetuese thotë se ende nuk ka pranuar asnjë kërkesë nga Avokati i Popullit.

“Deri më sot, në Gjykatën Kushtetuese nuk është parashtruar asnjë kërkesë nga Avokati i Popullit përkitazi me këtë çështje”, thotë Kushtetuesja në një përgjigje për Telegrafin.

Më 22 dhjetor 2022, Ligji për Paga ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës, i cili parasheh ndryshim të pagave për punëtorët e sektorit publik, ndërsa më 4 janar ishte dekretuar nga Presidenca.

Kujtojmë se, opozita ka kërkuar që koeficienti i pagave të mos jetë më i vogël se 120 euro.

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se në këtë seancë do të kërkohet ngritja e vlerës së koeficientit në 120 euro.

“Besojmë se shumica do të këndellet karshi kërkesave nga sindikatat. Kërkoj që të pajtohen me propozimet dhe të shkojë në ngritje të vlerës së koeficientit të pagave [në 120 euro]”, është shprehur Tahiri.

Ligji i cili ishte shpallur i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese, pritej të rregullonte pagesën e të punësuarve që marrin rroga nga buxheti i shtetit.

Pra, Ligji rregullonte rritjen e pagave për 70 për qind të punëtorëve në sektorin publik, kurse 30 për qind e tyre mbetën jashtë. Por, punëtorë në sektorë të ndryshëm publikë, kishin shprehur pakënaqësitë lidhur me përcaktimet dhe përfshirjen e tyre në Ligj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit