6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

A do të futet vendi në masa të reja sa i përket Covid-19, flet deputetja e VV-së

Rekomandime

Nënkryetarja e LVV-së, Fatmire Mulhaxha Kollçaku thotë se ka parë konstruktivitet nga LDK-ja deri më tani sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit.

- Advertisement -

Mulhaxha Kollçaku thotë se Vjosa Osmani nuk është anëtarë e Vetëvendosjes.

“Vjosa Osmani me listën e saj vetëm i është bashkangjitur Lëvizjes Vetëvendosjes. Ajo nuk ka ndonjë parti të saj për momentin. E dini si është përjashtuar nga LDK. Prandaj si e pavarur ajo i plotësin të gjitha kriteret për presidente”, tha ajo në “RTV Dukagjini”.

Duke folur për pandeminë, Kollçaku thotë se Vetëvendosje nuk ka organizuar tubime elektorale të mëdha me njerëz për të mos përhapur virusin.

- Advertisement -

“Neve zgjedhjet na u imponuan, pasi që kur u rrëzua Qeveria Kurti 1 i patëm thënë partnerit që mos te vepronin ashtu në pandemi”, tha ajo, përcjell telegrafi.

Nënkryetarja e LVV-së e cila është edhe epidemiologe më profesion ka thënë se për të luftuar pandeminë duhet të fuqizohen inspektoratet.

- Advertisement -

“Ju e dini që gjatë ditës lokalet janë të stërmbushura. Nuk ka efekt nëse në mbrëmje mbyllen lokalet… Do të ketë masa adekuate për situatën aktuale epidemiologjike, por askush nuk do të vendos krye në veti…Do të merren masat që janë të nevojshme. Çka do që të ndodh do të ketë edhe masa mbështetëse. E kuptojmë që një mbyllje tjetër dëmton ekonominë”, tha ndër të tjera Mulhaxha Kollçaku

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit